Google ADS

Demarkacioni nuk votohet, qytetarët pësojnë

15:18 | 22 Shkurt 2018
Arbresh.info

Në kohën kur votimi i Marrëveshjes së Demarkacionit u shty edhe për një ditë, janë qytetarët e thjeshtë ata që po pësojnë, shkruan portali arbresh.info

Nga raportimi i ekipit të “arbresh.info” shihen radhë të gjata para Ambasadës Gjermane për të marrë një përgjigje për vizat.

Kjo torturë e qytetarëve po vazhdon prej kohësh, kjo pasi që tashmë dy vjet nuk po plotësohen kushtet finale të kërkuara nga blloku 28-anëtarësh.

Kujtojmë se dy kushtet e Bashkimit Evropian për të mundësuar lëvizjen e lirë të kosovarëve, Demarkacioni me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit e krimit të organizuar kanë getoizuar prej kohësh vendin.

Seanca e radhës për këtë marrëveshje pritet të mbahet nesër prej orës 10:00./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme