Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi, nuk do të dërgohet për votim në Kuvend as gjatë këtij muaji.
Pavarësisht kundërshtimeve nga opozita dhe një numër i deputetëve të pozitës, qeveria e drejtuar nga Isa Mustafa, ka paralajmëruar se do ta dërgojë në Kuvend për votim marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi.
Nëse kjo marrëveshje nuk kalon, atëherë edhe sipas liderëve të dy partive kryesore në koalicion, vendi do të mund të shkojë në zgjedhje.
Në media u raportua se Demarkacioni, në Kuvend do të dërgohet për votim më datë 24 të këtij muaji, dhe koalicioni qeveritar do të prishet të nesërmen më 25 prill.
Mirpo, gazetametro.net, nga burime të afërta me qeverinë, mëson se as gjatë këtij muaji Demarkacioni nuk do të dërgohet për votim në Kuvend.
Këto burime bëjnë të ditur, se procedimi i Demarkacionit është shtyrë dhe nëse dërgohet në Kuvend, kjo do të mund të ndodhë gjatë muajit maj.
Por, ajo që nuk përjashtohet si mundësi, është mos procedimi fare i Demarkacionit, dhe prishja e koalicionit, për ta dërguar vendin në zgjedhje të parakohëshme.
Gazeta Metro, e më pas edhe Klan Kosova, duke u thirrur në burime brenda koalicionit qeverisës, kanë raportuar se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohëshme, gjatë muajit qershor, ku si më e mundshmja, parashihet data 4 qershor.
Gjithashtu, duhet theksuar, se opozita ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për një mocioni votëbesimi për qeverinë, përmes të cilit po pretendohet rrëzimi i qeverisë.
Ata që kanë iniciuar këtë mocion thonë se kanë mbështetjen e edhe disa deputetëve të pozitës. Për procedimin në Kuvend të këtij mocioni, duhen 40 nënshkrime të deputetëve, ndërsa për rrëzimin e qeverisë, 61 vota në Kuvend.
Zelensky: Pres propozimet e Trump për t’i dhënë fund luftës
Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në traf...
Ana i dërgon një dhuratë Kevinit, reagimi i tij do ju befaso...
Lituania do të financojë prodhimin e dronëve ukrainas me rre...
Plagosja me thikë e 32-vjeçarit në Durrës, shkak dyshohet ko...
Parandalohet një rast i kundërvajtjes doganore