Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike ende s’ka ndonjë informacion nga organet përgjegjëse nëse Prokuroria e Shtetit është duke hetuar pretendimet për falsifikim të hartave nga komisioni i parë shtetëror për verifikimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Kryetarja e këtij komisioni, njëherësh deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani në një prononcim për “Indeksonline” ka sqaruar këto pretendime. “Ne nuk kemi konfirmim zyrtar por disa media kane raportuar se prokuroria do të verifikojë pretendimet për falsifikim të hartave”, ka thënë shkurt ajo.
Edhe kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi ka konfirmuar se ky institucion ende nuk ka filluar për një gjë të tillë. “Jo ende nuk ka filluar ndonjë hetim”, është shprehur ai.
Ndryshe, anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme të Kuvendit të Kosovës, kanë shtyrë për një takim tjetër, procedimin për në Kryesinë e Kuvendit, raportin së bashku me marrëveshjen për demarkacionin.
Ky komision ka vendosur që 15 janar të marrë vendim se kur do ti procedohet Kryesisë së Kuvendit raporti dhe marrëveshja për demarkacionin. Komisioni i ri Shtetëror për Shënjimin dhe Mirëmbajtjen e Kufirit Shtetëror, kanë ripërsëritur se ish-komisioni nuk ka bërë demarkacion as shënjim të vijës, por vijë të re kufitare.
Derisa përfaqësuesit e këtij Komisioni, të cilët raportuan para Komisionit parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, kanë theksuar se kanë hartuar një raport preliminar dhe jo përfundimtar, pasi që sipas tyre nuk kanë pasur shumë kohë. /Indeksonline/
Dua Lipa fejohet me Callum Turner
Seuli: Ukraina ka zënë rob një ushtar verikorean
Ministri Peci sot mban konferencën përmbyllëse për media
Kurti dhe Vitia përurojnë sot renovimin e sporteleve në Klin...
Prokuroria Themelore në Prishtinë sot mban konferencën përmb...
Kurti e Vitia sot vënë gurthemelin e QKMF-së në Drenas