Google ADS

Demarkacioni ‘në duar’ të kryeministrave

08:10 | 28 Dhjetor 2017
Arbresh.info

Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në pjesën e dytë të muajit janar, me ç’rast me homologun e tij kosovar Ramush Haradinajn pritet të diskutojë për demarkacionin mes dy vendeve, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Qeveria e Kosovës tashmë ia ka përcjellë Kuvendit Marrëveshjen e Demarkacionit (bashkë me raportin e Komisionit për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi), por ende nuk dihet saktë se kur kjo marrëveshje do të procedohet për votim.

Nga Kryesia thonë se një gjë e tillë do të ndodhë pasi kjo marrëveshje të shqyrtohet nga komisionet parlamentare.

Sipas përfaqësuesve të saj, Demarkacioni mund të dalë për votim pas pushimit (në njërën prej seancave) po qe se arrihet pajtueshmëri. Në të kundërtën, sipas tyre, kjo marrëveshje është më mirë të mos shkojë fare para deputetëve.

Ndërkaq, përfaqësuesit e partisë opozitare të LDK-së konsiderojnë se Demarkacioni është përdorur për qëllime politike nga disa parti.

Sipas tyre, nuk ka fare kuptim që Qeveria ta nisë në Kuvend Demarkacionin dhe të bëjë thirrje që të mos votohet.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme