Qeveria ka vendosur që Marrëveshjen për Demarkacionin me Malin e Zi ta riprocedojë në Kuvend muajin tjetër, pasi ka përfunduar punën Komisioni për Matjen e Territorit, përderisa partitë opozitare paralajmërojnë kundërshtimin.
Marrëveshja për ratifikimin e Demarkacionit me Malin e Zi do të kthehet në votim para deputetëve në muajin mars (muajin e ardhshëm), pavarësisht kundërshtimeve të ashpra të opozitës.
Ky vendim ka ardhur pas konstatimit të Komisionit për Matjen e Territorit, sipas të cilit, Kosova nuk humb territor me këtë Marrëveshje. Pavarësisht të të gjeturave të këtij Komisioni, qëndrimet e opozitës kundër Marrëveshjes mbeten të palëkundura. Në anën tjetër, analistët politikë në vend shprehen skeptikë nëse opozita do të ndërrojë mendje sa i përket çështjes së kufijve.
Politologët duke e vlerësuar vendimin e Komisionit si të pritur theksojnë se çështja e demarkacionit ka mbetur aty ku ka qenë – pa asnjë risi në të. Në ekzekutivin e vendit bëjnë të ditur se ditëve në vijim do të vendoset për kthimin e Demarkacionit…
Haradinaj: Kosova nuk duron qeveri që humbjet i mbulon me de...
Në BE s’ka pajtim për hapjen e kapitujve për anëtarësim me S...
Nis protesta para Ministrisë së Arsimit për vrasjen e 14-vje...
De Bruyne lë në pikëpyetje të ardhmen e tij tek Manchester C...
Kurti mori pjesë në përurimin e Bibliotekës së re në Komunën...
Ronaldo vazhdon të thyejë rekorde