Google ADS

Demarkacioni as këtë javë në Kuvend

11:23 | 22 Janar 2018
Arbresh.info

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka bërë të ditur se Demarkacioni nuk është vënë si pikë e rendit të ditës për seancat e ardhshme, pasi siç ka thënë Komisioni Parlamentar për Punë të Jashtme nuk e ka sjellë ende atë në kryesi.

“Nuk do ta kemi në seancë plenare për arsye se Komisioni Parlamentar nuk e ka sjellë me kohë”, ka thënë Veseli.

Ai ka bërë të ditur se seanca e radhës është caktuar që të mbahet më 25 janar ndërkaq sapo të përfundoj ajo, fillon tjera pas saj./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme