Për më shumë se një muaj pas miratimit të Demarkacionit në Kuvend Qeveria e Kosovës ende nuk ka ndërmarrë hapa për korrigjimin e kufirit me Malin e Zi, ndonëse një gjë e tillë ishte premtuar.
Zyrtarë të ekzekutivit thonë se së shpejti do ta nisë punën Task Forca e përbashkët për kufirin, pjesë e së cilës do të jetë ish-deputeti i LDK-së, Shpejtim Bulliqi, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
Pas më shumë se një muaji prejse është ratifikuar Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi (21 mars) Qeveria e Kosovës ende nuk ka nisur punën për rishikimin (korrigjimin) e Marrëveshjes së Vjenës, ndonëse premtojnë se një gjë të tillë do ta bëjnë shumë shpejt.
Zyrtarët e ekzekutivit të vendit kanë njoftuar për “Zërin” se tashmë janë duke i bërë përgatitjet për krijimin e një Task Force të përbashkët mes të dyja vendeve për të nisur punën e korrigjimit të Marrëveshjes për pikat kontestuese.
Me këtë rast nga Qeveria kanë thënë se Komisioni Shtetëror, i drejtuar nga Shpejtim Bulliqi, do të jetë ai i cili do të marrë pjesë në rishikimin e Marrëveshjes së 2015-ës./
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...