Marrëveshja e arritur mes Mali Zi dhe Kosovës, pritet që së shpejti të shkoj në Kuvend për t’u votuar si i tillë.
Kryeministri Haradinaj javë më parë, kërkoi nga deputetët të votojnë atë.
Zëvendëskryetarja e Komisionit për Punë të Jashtme, Time Kadrijaj shpjegon se si do të votohet në Kuvend, vetëm marrëveshja e vjetër, apo edhe raporti i Komisionit të ri.
Ajo thotë se javën e ardhshme pritet të dërgohet në Komision për t’u analizuar dhe më pas të procedohet në kuvend.
Ndërsa anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, Zenun Pajaziti thotë se Komisioni i ri nuk ka dërguar asgjë të re në raport.
“Ky komision nuk ka mandat për marrëveshje të re. E ka marr mandatin për ta shikuar punën e komisionit paraprak. Për mendimin tim është gabim sepse ai ka qenë komision shtetëror, ka qenë një komision i cili ka përgatit një marrëveshje, po ashtu ka qenë një komision tjetër ndërkombëtar që e ka aprovu punën e atij komisioni.
Ne si PDK e kemi pasur një qëndrim në lidhje me këtë dhe nuk e kemi ndryshuar. Është përgjegjësi e kryeministrit dhe e gjithë spektrit politik që ta analizoj gjithë situatën dhe të veproj në përputhje me interesin qytetar.
Në mandatin e kaluar qeverisës, që ishte i përbërë nga PDK, Lista Serbe dhe LDK, marrëveshja e demarkacionit as që u qit në votim për shkak se opozita, pjesë e së cilës ishte vet Ramush Haradinaj patën përdorur edhe gazin lotsjellës për ta penguar atë.
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...