Komisioni për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike të hënën do të mbajë mbledhje, ku do të shqyrtohet projektligji për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror mes Kosovës dhe Malit të Zi.
Demarkacioni, temë që i ka sjell Kosovës shumë telashe e konflikte të brendshme politike por është edhe kusht i Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për qytetarët, duket se javën e ardhshme do të dërgohet në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit ku pastaj pritet të kalojë në seancën parlamentare.
Nënkryetarja e komisionit, Time Kadrijaj ka thënë për portalin “Arbresh.info” se me apo pa pëlqimin e anëtarëve të komisionit, demarkacioni duhet që të hënën të kalojë më tutje dhe të dërgohet në Kuvend.
“Janë disa procedura administrative që duhet të kalohen. Kjo marrëveshje diskutohet në komisionin për punë të jashtme. Me apo pa pëlqimin e komisionit mendoj që të hënën duhet me u procedu më tutje dhe të dërgohet në Kuvend, domethënë në kryesi të Kuvendit ku mbetet që ata ta procedojnë në seancë plenare. Anëtarët e komisionit do të deklarohen për apo kundër. Ka gjasa me qenë si të barabarta apo kundër nuk e di”, tha Kadrijaj.
E pyetur se a ka ndërruar qëndrim Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës rreth votimit për Demarkacionin ajo ka thënë se Aleanca do të votojë kundër.
Qeveria e Kosovës në mbledhjen e 4 dhjetorit ka miratuar raportin e Komisionit të ri për demarkacionin, dhe ka dërguar për shqyrtim në Kuvend raportin për Demarkacionin me Malin e Zi.
Marrëveshjen e kufirit për Kosovën e kishin nënshkruar presidenti Hashim Thaçi në cilësinë e Ministrit të Jashtëm dhe Skënder Hyseni si Ministër i Brendshëm në fund të muajit gusht të vitit 2015, në Vjenë.
Pas shumë debateve, tashmë për tre vitet e kaluara, vetëm një herë kjo marrëveshje ka arritur të dalë për votim në Kuvendin e Kosovës, por duke e parë kundërshtimin e shumë deputetëve të legjislaturës së V-të, kryeministri i atëhershëm, Isa Mustafa u detyrua ta tërheq nga Kuvendi për ta kthyer përsëri në Qeveri.
Pritët të shihet se si do të përfundojë Demarkacioni tashmë nën qeverisjen e kryeministrit Ramush Haradinaj./Mira Avdimetaj/Arbresh.info/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe