Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi për shënimin e vijës kufitare pritet që shumë shpejt të dërgohet në Kuvendin e Republikës, pasi që qeveria “Haradinaj”, me të dëgjuar raportin e Shpejtim Bulliqit, ka dhënë “dritën jeshile” për përshpejtimin e procedurave.
Marrëveshje Ndërkombëtare së pari do të ‘skenohet’ nga deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike. Zëvendëskryetarja e parë e këtij komisioni, Time Kadriaj ka treguar për “Indeksonline” gjitha procedurat parlamentare.
“Projektligji i vjetër vjen së bashku me një shtojcë me raportin e të gjeturave nga komisioni i ri qeveritar që është një informatë shtesë për deputetët të cilët kanë pas paqartësi. Ka qenë edhe njëherë e nevojshme formimi i një komisioni që ka qenë profesional dhe jopolitik për me pa më saktë gjendjen në teren”, ka thënë ajo.
Deputetja e AAK-së beson se çështja e demarkacionit shumë shpejt do të jetë në Kuvendi, mirëpo pasi kryesia ta procedojë për seancë plenare.
Megjithatë, Kadriaj nuk beson që kjo marrëveshje do të aprovohet në Kuvend. Sipas saj, Aleanca për Ardhmërinë si dhe disa subjekte të tjera poltike do të votojnë kundër.
“Qëndrimi është i ditur botërisht. Nuk kemi ndryshuar qëndrim. Disa po mundohen me thënë se jo zotëri Haradinaj jo ashtu, por Haradinaj nuk është deputet tash është kryetar i qeverisë dhe ekzekutivi e ka për obligim cilat do marrëveshje me i dërgu në Kuvend. Mendojë se ajo marrëveshje e demarkacionit nuk i ka votat së paku sa i kam pa deri tani grupet parlamentare”, është shprehur ajo./Indeksonline/
Osmani pret në takim lamtumirës Ambasadorin Hovenier
Parashikimi i motit për të premten
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...