“Demarkacioni e luftimi i korrupsionit duhet të bëhen për liberalizim të vizave”

15:07 | 1 Mars 2018
Arbresh.info

Ambasadorja e Kroacisë në Kosovë, Maria Kapitanoviq, ka deklaruar se miratimi i demarkacionit me Malin e Zi dhe luftimi i krimit dhe korrupsionit duhet të bëhet për të ndodhur liberalizimi i vizave.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë një bashkëbisedimi me studentët e AUK-ut derisa ka ndarë përvojat kroate në përparimin e integrimit në BE, mundësitë dhe sfidat.

Ajo tha se duhet të ndodhë liberalizimi i vizave për të ndodhur mundësi më të mira për qytetarët e Kosovës. Ndërsa, potencoi edhe fatin se shtetet kanë pasur kritere të ndryshme për liberalizim të vizave.

“Në rastin e demarkacionit me Malin e Zi mendoj që demarkacioni është njëri prej kritereve, të gjithë kemi pasur kritere mjaft të vështira, kur e shpjegova paktin e Kroacisë një prej kritereve kryesore ka qenë procesimi i rasteve të krimeve të luftës dhe bashkëveprim i plot me gjykatën në Hagë, që nuk ka qenë aspak e lehtë. Pastaj edhe ristrukturimi i ndërtimeve të anijeve për shkak që sipas kësaj shumë njerëz humbën punë, për shkak që në atë kohë deri në 3 mijë njerëz kanë qenë të punësuar në këto ndërmarrje. Pse po ju them këtë është që vendimet e vështira vijnë si pasoj e kritereve të vështira. Kjo është pjesë e të gjitha shteteve të cilat duan të jenë pjesë e Bashkimit Evropian, të gjitha shtetet kanë kaluar nëpër këtë proces, pastaj procesi i kritereve është i specifikuar për secilin vend, është ndryshe për secilin vend. Me këtë rast ju keni demarkacionin dhe pastaj luftimin e krimit dhe korrupsionit. Këto kritere duhet të përmbushen, janë pjesë të procesit dhe liberalizimi i vizave sipas meje duhet të përmbushet për mundësi më të mira për qytetarët e juaj. Kjo specifikisht është për mundësi më të mira për ju që është shumë e rëndësishme”, tha ajo.

Ndërsa, sa i përket asaj se Kroacia në demarkimin e kufirit me Slloveninë kanë shkuar në arbitrazh, ajo tha se ata nuk kanë rënë dakord me marrëveshjen.

“Në këtë rast për ne, nëse Kroacia ka bërë një gjë të kundërt me shtetin e vet kjo nuk është rasti i njëjtë, për shkak se në rastin e juaj ne po diskutonim ndryshimet janë në substancë. Ju jeni pajtuar me përmbajtjen e marrëveshjes dhe kjo veç është nënshkruar dhe është në procesin e ratifikimit, në rastin tonë nuk kemi ra dakord në përmbajtjen e marrëveshjes. Ne ishim ende në procesin e negociatave dhe kemi ardhur në përfundim që kemi bërë marrëveshje si të vazhdojmë me zgjidhjen e demarkacionit. Kjo do të thotë që ne kemi rënë dakord të shkojmë në arbitrazh, por nuk kemi rënë dakord për përmbajtjen. Pastaj, pas disa kohe të cilat sipas mendimeve tona nuk kanë qenë në përputhje me kriteret që i ka vënë Bashkimi Evropian dhe pastaj kemi bërë të kundërtën. Por, ju keni rënë dakord me përmbajtjen e marrëveshjes paraprakisht. Dhe një gjë tjetër, ju kuptoj për mënyrën se si mendoni, por secili vend ka pasur kritere të vështira, në rastin tuaj është ky demarkacioni, në rastin tonë kanë qenë raste të tjera”, tha ajo.

Kurse, sa i përket asaj se çka mund të mësoj Kosova nga Kroacia në rrugëtimin e saj drejt BE-së, ambasadorja tha se duhet të bëhen ndryshime dhe të ndërmerren reforma.

“Një prej gjërave që Kosova mund të mësoj nga Kroacia është shërbyesit civil që veç shkojnë në Kroaci në baza javore, çka mendoj që Kosova nevojitet mjaft kjo ndarje e përvojave. Bashkimi Evropian në procese të tilla ndërkombëtare, duhet të japësh diçka, për të marrë diçka mbrapa dhe kjo është ajo që e kam një përshtypje që nuk është mjaft e qartë për ju si koncept. Nëse dëshironi të jeni pjesë e Bashkimit Evropian duhet të bëni ndryshime, të ndërmerrni reforma dhe kjo mund të jetë mesazhi kryesor. Nuk është e lehtë, është shumë e vështirë që të shpjegohen qytetarëve se ku janë përfitimet për shkak se disa përfitime mund të jenë të prekshme pas disa viteve. Por, serish çfarë mendoj se duhet të jetë e qartë si koncept është që shteti, vendi, qeveria duhet të jap diçka në mënyrë që të përparoj në Bashkimin Evropian”, tha Kapitanoviq.

Po ashtu, ajo tha se nga Kroacia partitë politike mund të mësojnë që të punojnë së bashku në mënyrë që të përparohet në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Sipas saj, mësimi më i mirë që Kosova mund të marrë nga Kroacia është që partitë të punojnë së bashku për shkak që sipas saj ndryshe është vështirë që të pritet përparimi.

Të ngjashme