Demarkacioni me Malin e Zi duhet të ndodh, por jo në këtë mënyrë.
Deputeti i Vetëvendosjes, Rexhep Selimi në një intervistë për arbresh.info thotë se si marrëveshje pavarësisht që është nënshkruar nga dy qeveritë, barra bie vetëm në njërën anë dhe atë në shtetin e Kosovës.
Sipas tij, demarkacioni si i tillë që është, nuk është dashur fare të nënshkruhet. VV, sipas tij është kundër nënshkrimit të kësaj marrëveshje, dhe kundër ratifikimit të saj, pasi që kjo marrëveshje dëmton rëndë interesat e Kosovës.
“Kjo marrëveshje duhet të kthehet mbrapsht. Demarkacioni duhet të ndodh me Malin e Zi, por bazuar mbi të drejtën e qytetarëve të dy shteteve, bazuar mbi të drejtën tonë për ta ruajtur territorin edhe nga një marrëveshje, siç është marrëveshja për demarkacionin e kufirit”, është shprehur Selimi.
Demarkacioni mes dy shteteve, sipas tij, nuk mund të jetë kusht për integrime, qoftë edhe për liberalizim vizash.
Sipas Selimit, edhe ndalimi i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj nga autoritetet franceze, nuk mund të thuhet se ishte një rastësi, apo çështje krejt procedurale.
“Nuk është rastësi për shkak se në Kosovë po ndodh diçka që ndërlidhet edhe me rolin e Haradinajt në Kosovë, dhe nuk është krejt procedurale, pasi që Haradinaj ka lëvizur nëpër shtete të BE-së dhe më gjerë dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse edhe më herët ka qenë ky fletarrest nga Serbia”, ka deklaruar Selimi./Arbresh.info/GitaLushi
“1432 Engjëj” vjen nga Shkurte Fejza dhe Besiana Behluli
Edhe presidenti i Italisë uron 17-vjetorin e Pavarësisë së K...
Kurti jep detaje rreth takimeve që pati në Konferencën e Sig...
BBC: Evropa ka dërguar më shumë ndihmë në Ukrainë se sa SHBA
Adrola Dushi, më e ëmbël se rrushi
Agjenda e aktiviteteve për shënimin e 17-vjetorit të Pavarës...