Marrëveshja për Shënjimin e Kufirit me Malin e Zi pritet të shkojë në Kuvend javën tjetër. Derisa Qeveria shpreson në një konsensus politik rreth kësaj marrëveshjeje, opozita ka paralajmëruar kundërshtimin e saj duke mos përjashtuar as gjuajtjen e gazit lotsjellës.
Javën tjetër në Kuvendin e Kosovës pritet të rikthehet për votim Marrëveshja e Demarkacionit me Malin e Zi. E bashkë me të edhe gazi lotsjellës. Të paktën kështu kanë paralajmëruar dy taborët politikë, pozita dhe opozita, shkruan Zëri.
Në Qeveri thonë se kjo Marrëveshje do të kalojë dhe duhet të kalojë, qoftë edhe me një konsensus politik për të mirën e qytetarëve të Kosovës.
Ndërsa duke u thirrur në po të mirën e qytetarëve të vendit, edhe opozita thotë se do ta kundërshtojë fuqimisht kalimin e saj, duke mos kursyer as gazin lotsjellës. Madje, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj, ka garantuar qytetarët se kjo Marrëveshje nuk do të kalojë. “Të gjithë njerëzit që ia duan të mirën këtij vendi i garantojmë se kjo marrëveshje nuk do të bëhet”, ka thënë Lekaj.
E, një konsensus të paktën minimal politik rreth Demarkacionit e kanë përkrahur edhe analistët politikë. Megjithatë, ata kanë shtuar se qëndrimet vazhdojnë të mbesin të njëjta, atëherë marrëveshja të dërgohet në arbitrazhin ndërkombëtar dhe të mos humbet kohë më tutje.
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...
“Ish krerët e UÇK-së po mbahen peng në Hagë”, Rama nga Prish...