Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, ka thënë në emisionin Pressing në T7 se koalicioni qeverisës i ka votat për kalimin e ligjeve në Kuvend.
Qeveria Hoti deri tani ka dështuar që ta kalojë ligjin për Rimëkëmbje ekonomike, por Demaliaj thotë se kjo ka ndodhur për shkak të mungesave të deputetëve të koalicionit.
“Një kohë kishim Limajn, por nuk erdhi Pacolli. Pastaj nuk ishte asnjeri ne salle. Pastaj kishim Gazmend Abrashin që mungoi për shkak se ishte i sëmurë”, ka thënë ai.
Ai ka thënë se lideri i AAK-së , Ramush Haradinaj, duhet të jetë president i Kosovës dhe kjo është kërkesa e tyre.
“Nuk është kërkesë e madhe posti i presidentit. Mendojmë që Haradinaj e meriton atë post. Ai përfaqëson unitetin e popullit”, ka thënë ai.
Rutte flet me Erdoganin për situatën e sigurisë në Kosovë
Vera e ardhshme pritet ta gjej në skuadër të re Fisnik Aslla...
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...