Deputeti i Kuvendit të Kosovës Shkumbin Demaliaj ka vazhduar reagimet e ashpra ndaj Elez Blakajt. Ish-prokurorin Blakaj, Demaliaj e ka quajtur “bir kudre dhe idiot”.
Deputeti i AAK’së ka thënë se nëse Blakaj nuk ndiqet nga shteti i Kosovës, këtë do ta bëjë ai dhe familja e tij.
“Ai është një idiot, një bir kudre, unë do ta ndjek privatisht me familjen time në qoftë se shteti i Kosovës nuk bën asgjë rreth hetimit të këtij prokurori”, tha Demaliaj në një paraqitje në televizionin publik.
Demaliaj ka thënë se e gjithë familja e tij është sharë dhe ka pasur presion shumë të madh dhe se është ndjerë shumë i fyer që babai i tij i varrosur me nderime ushtarake është gjetur në listat e veteranëve të rrejshëm.
Ndërkaq, një ditë më parë ai ka shfaqur mllefin në Facebook duke e quajtur Blakajn dezertor.
“Evvvv Elez Blakaj hallall të qoftë..!!!!!!!!!!!!
Por Babain tim Bajram Demaliaj të vdekur dhe të varrosur me nderimet më të larta ushtarake me ma shpallur mashtrues kurr hallall mos të qoftë o Dezerter..!!
Shteti im i dashur dua drejtësi nga ti qe atë fundrrinë ta ktheni dhe gjykoni në Kosovë..!!
Bashkëluftëtarë të UÇK- së mbajeni kokën lartë sepse askush nuk mundet të na thyej..!!” kishte shkruar ai.
Kurti për suksesin e Telekomit: I vetmi vend në rajon që nuk...
Vajzat e Kosovës U19 mposhten nga Gjermania
Hamza pritet në takim nga Begaj: Nëntori, muaji që shto dinj...
Një letër dashurie për Sarën dhe skena xhelozie nga Anisa, ç...
Maqedonci: Kosova vend potencial për prodhimin e fluturakeve...
Shqipëria U19 e vajzave fiton ndeshjen e parë në kualifikues...