Dema: Shpresojmë që ta bëjmë vendin tonë të pastër

13:30 | 22 Prill 2018
Arbresh.info

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Tokës, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe disa organizata joqeveritare kanë bërë pastrimin e kampusit të Universitetit dhe mbjelljen e disa drunjve.

Rektori i UP-së, Marjan Dema ka thënë me këtë rast se aksionit i janë përgjigjur shumë studentë dhe se presin që të krijojnë një mjedis të pastër, shkruan Arbresh.info.

“Në bashkëpunim me shumë organizata dhe më kryetarin ne sot po e pastrojmë kampusin e universitetit dhe po mbjellim pemë. Këtij aksioni i janë përgjigjur edhe studentët dhe shpresojmë që ta bëjmë vendin tonë të pastër”, ka thënë Dema./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme