Rektori i Universitetit të Prishtinës, Marjan Dema tha sot në hapjen e shkollës verore të BE-së se pa ndryshimin e UP-së nuk mund të ketë ndryshim të shoqërisë kosovare.
Dema tha se institucioni që udhëheq ai po përpiqet t’i përgatit studentët e tij se rregullat duhet respektuar, shkruan arbresh.info.
“Ne duhet të jemi institucion transforumes dhe dinamik, që ‘i përgatisim studentët se do të përballen me sfidat dhe t’i përgatisim ata që të jenë në gjendje që të jenë të transformueshëm. Ne bazohemi në vlera universale, në vlera të larta edukative dhe vlerat edukative në përgjithësi. Ne jemi universiteti më i madh dhe më i rëndësishëm. Ne duhet t’i përgatitim njerëzit që t’i respektojnë rregullat dhe vlerat”, është shprehur Dema.
Sipas tij, investimi në edukim nuk do të thotë se rezultatin do ta shohësh menjëherë por se duhet kohë për ta kuptuar atë.
Ai tha se Universiteti i Prishtinës është përballur me shumë probleme dhe sfida që nga viti 1981 e deri më sot.
“Unë s’jam duke thënë që çdo gjë është perfekt por ne jemi duke provuar dhe jemi duke u afruar me standardet e BE-së. Studentët tanë po përgatiten që të ndjekin rregullat, as më pak e as më shumë. Të gjithë janë të interesuar që të hyjnë në Universitetin e Prishtinës. Ne duam të fillojmë ndryshimin dhe pa ndryshimin e UP nuk mund të ndryshoj shoqëria. Mirëpo, Universiteti i Prishtinës është një universitet me shumë influencë dhe që nga viti 1981 ne jemi duke u përballur me shumë probleme sidomos në periudhën e pasluftës”, ka përfunduar Dema.
Shkolla verore e BE-së do të mbahet nga 3 deri më 7 korrik./Arbresh.info.
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/1468404863224601/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...