Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, sot në Kuvendin e Kosovës ka thënë se shkelësit e Kushtetutës nuk duhet të kishin vendin në Qeveri.
Deputetja në fjalimin e saj foli për projektligjin për Këshillin Prokurorial që është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese, shkruan arbresh.info.
Sipas saj, PDK-ja edhe një herë dëshmoi se i shërben interesave të qytetarëve duke mbrojtur rendin Kushtetues, duke shtuar se do të kundërshtojë “çdo përpjekje autoritare të qeverisë”.
“Konsideroj që është një hap i mirë drejtë mbrojtjes të rendit Kushtetues për kundër tentativave të qeverisë Kurti për ta shkelur atë. Gjykata Kushtetuese na dha të drejtë duke shpallur si antikushtetues përpjekjeve e kryeministrit dhe kësaj qeverie për ta vënë nën kontroll dhe për ta cenuar integritetit dhe profesionalizimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës. PDK-ja edhe një herë e dëshmoi se i shërben interesave të qytetarëve të Kosovës duke mbrojtur rendin Kushtetues dhe ngjashëm do të kundërshtoj secilën nisëm qeveritare që synon të nënshtrojë të drejtën e diktatit dhe të një njeriu me qëllime autoritare të këtij pushteti”, tha Deliu.
Ai kritikoj ashpër qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, duke thënë se ky pushtet sa herë që është për interesa të tyre përkrahin vendimet e kësaj gjykate, kurse kur shkelin vetë ligjin nuk po i duket tamam.
Madje Deliu përmendi dhe ministres e Drejtësisë, Albulena Haxhiu për komentin që kjo e fundit ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.
“Janë të pa pranueshme sulmet ndaj gjyqësorit ashtu siç është i pa pranueshme komentimi i vendimit i Gjykatës Kushtetuese ndaj ministres Haxhiu. Kjo qasje autoritare nuk kërkon me përpjeke tona për një shtet demokratik. Ky pushtet sa herë i shkon për shtati ka mbështetur vendimet e kësaj gjykate. Por kur kjo gjykatë ka evidentuar shkeljet e kësaj qeveria, natyrisht që nuk po i duket tamam. Ai që shkel Kushtetutën është super kriminel deklaroi Kurti i opozitar e sot numri i ministrave të kësaj qeveri që e shkelin Kushtetutën është jashtëzakonisht i madh. Në një vend normal shkelësit e Kushtetutës nuk do të duheshin të kishin vendin në Qeveri”, tha ajo./Arbresh.info/
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës
Ngritet aktakuzë ndaj një ish-pjesëtari të forcave serbe për...