Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka thënë se ka marrë disa mesazhe nga punëtorë të sektorit të ndërtimtarisë, të cilët janë ankuar se janë duke punuar nga 50 persona dhe pa asnjë masë mbrojtëse.
Deliu ka shkruar në Facebook se këto shqetësime të punëtorëve i ka ndarë me Kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesëve Faton Hoxha.
“Dje e kam telefonuar z.Hoxha dhe jam interesuar nëse kompanitë ndërtuese janë duke respektuar masat e ndërmarra nga institucionet përkatëse për parandalimin e përhapjes së coronavirusit dhe mbrojtjen e punëtorëve nga infektimi. Masat tregojnë qartë se pavarësisht natyrës së punës, qëndrimi në distancë prej së paku 1 metër mes personave është i detyrueshëm, përcjellur me masat mbrojtëse si maskat, dezinfektuesit dhe dorezat dhe po ashtu pastrimi i kohë pas kohshëm i ambientit ku veprojnë.
Ashtu sikurse sot në postimin e tij, Z. Hoxha edhe dje më njoftoi në telefon se janë duke u përballur me një paqartësi se si të veprohet në këtë situatë të pa provuar më parë. Siç më shpjegoi ai, kompanitë e ndërtimit mbesin të obliguar nga palët e treta dhe çdo mos përmbushje e marrëveshjes me këto palë i ndëshkon ata, ndërkohë që Qeveria ende nuk u ka qartësuar se si do të fascilitojnë në këtë rrethanë”, ka shkruar ajo.
Deliu thotë se do të apelon për këtë çështje edhe në instancat qeveritare.
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...