Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu, ka përshëndetur vendimin e presidentit Hashim Thaçi, për t’i propozuar Parlamentit dekretin për të shpallur gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të coronavirusit.
Deliu ka thënë se asnjë masë e shtuar për të mbrojtur jetën e qytetarëve nuk është e tepër, siç ka pohuar ajo në situata të tilla kur përballemi me një pandemi të shkaktuar nga një virus i panjohur.
“Të respektojmë të gjithë këto masa të ndërmarra nga institucionet shtetërore dhe të tregojmë durimin e duhur. Do të shihemi së shpejti”, ka shkruar deputetja Deliu në Facebook.
Ndryshe, presidenti Hashim Thaçi pas mbledhjes që ka pasur mbrëmë me Këshillin e Sigurimit, ka deklaruar se do t’i propozojë Kuvendit që të shpallet gjendje e jashtëzakonshme. Vendimi i presidentit nuk është përkrahur nga kryeministri Albin Kurti, i cili ka konsideruar se shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme nuk është e nevojshme.
https://www.facebook.com/blerta.deliu/posts/3691039087634112
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit