Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës.
Deputetja nga PDK Blerta Deliu ka kritikuar ndërhyrjen e qeverisë në lirinë e shprehjes së mediave dhe demokracinë.
“Ndërhyrja në raportimin e medias së lirë, është njollë e zezë mbi demokracinë e Kosovës, tha Deliu”.
“Kosova nuk është një sistem policor, andaj përndjekja e mediave e shoqërisë civile janë shenjtë e para të kalimit nga një sistem demokratik në një sistem autoritar”, tha Deliu.
Po ashtu, Deliu ka kritikuar edhe dështimin e ministrit Vitia në arritjen e marrëveshjes për sigurimin e vaksinave Anti-Covid.
“Kryeministri Kurti dhe Vitia duhet të japin sqarime pse ka dështuar marrëveshja me Fiezer”, tha Deliu në seancën e sotme në Kuvend./arbresh.info/
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...
Abdixhiku pret në takim lamtumirës ambasadorin Hovenier dhe ...
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...