Deputetja e Partisë Demokratike e Kosovës (PDK), Blerta Deliu ka komentuar zhvillimet e sotme politike.
Deliu në një postim në Facebook, ka shkruar se sot është ngritur kallëzim penal ndaj ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci dhe ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale.
“Dy lajmet e mëngjesit sot: Kallëzim penal ndaj Ministres Arbërie Nagavci dhe Ministrja Rizvanolli paraqitet në Prokurorinë Speciale. Ndërkohë, dje, Ministri Hekuran Murati tha se qe 20 vjet është shkatërrua gjithçka. Sikur Serbia e ka ndreq Kosovën, na e kemi prishë, ndërsa Vetëvendosja po e ndërton përsëri. Okay, ka logjikë”, ka shkruar Deliu.
Ndryshe, në media është raportuar se është paraqitur në Prokurorinë Speciale për intervistim, sipas raportimeve të mediave.
Janë publikuar edhe disa fotografi ku ajo shihet duke hyrë në objektin e Prokurorisë, e që sipas mediave, intervistimi i saj lidhet me rastin e ish-Kryeshefit të KEK, Nagip Krasniqin, ndaj të cilit tashmë ka aktakuzë.
Portali Arbresh.info ka dërguar pyetje tek Prokuroria Speciale për të konfirmuar intervistimin, mirëpo deri në publikimin e këtij artikulli nuk ka marrë përgjigje./Arbresh.info/
LEXO EDHE:
Raportohet se ministrja Artane Rizvanolli po intervistohet nga Prokuroria Speciale
Tenderët njëburimor, Murati: Përqindja më e madhe ka qenë më...
Irani konfirmon se do t’i diskutojë çështjet bërthamore me t...
NALT: FSK ballafaqohet me sfida të mëdha drejt transformimit...
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Me flamujt kuq e zi në duar/ Mijëra shqiptarë presin Ramën n...
Guardiola pas humbjes nga Tottenham: Ne do të ngritëmi