Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, iu është përgjigjur akuzave të Deputetit të VV-së, Armend Muja, i cila tha se skandalet më të mëdha në energji kanë ndodhur nën pushtetin e PDK-së.
“Armend Muja paska bërë një orvatje të dëshpëruar për të përhumbur të vërtetën e skandalit më të madh që ka ndodhë në Kosovën e pasluftës, i cili skandal, origjinën, protagonistët dhe çdo gjë tjetër e ka të lidhur me pushtetin në të cilin Muja bën pjesë”, ka shkruar Deliu në një postim në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Sipas tij, GEN qenka një kompani sllovene, por e tillë nuk ishte për Albin Kurtin në vitin 2019, kur Kurti e kishte cilësuar të njëjtën ‘kompani të themeluar nga UDB-ja’ e të mirëmbajtur nga mafia energjetike serbe”, shtoi deputetja.
Tutje Deliu tha se Muja do të duhej fillimisht ta pyeste Albin Kurtin se cila është e vërteta.
“Meqenëse Kurti është bërë “gur” dhe po fshihet para qytetarëve, mbase Mujes do të ia kishte shpjeguar të vërtetën”, u shpreh Deliu./arbresh.info/
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...
Putin: Jemi gati për “duel” raketor me SHBA
Cana: UEFA nuk duhet të na linte në grup me Serbinë
Kumbaro: Rritëm sipërfaqen e zonave të mbrojtura në 21,5% të...