Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka reaguar pas raportimeve se liberalizimi i vizave pritet të realizohet më 1 nëntor 2023.
Deliu, përmes një postimi në Facebook, ka deklaruar se duket që Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave të mos e lidhin me sistemin ETIAS,
“Megjithatë, duket se Kosova nuk e ka bindë Francën dhe shtetet tjera skeptike që vendimin për liberalizimin e vizave mos me lidhë me sistemin ETIAS, i cili, parashikohet me u funksionalizu në nëntor të vitit 2023. Pra, parashikohet, nuk është e sigurtë. Sepse, funksionalizimi i plotë i këtij sistemi është shtyrë tri herë deri më sot, Janar 2023, Maj 2023 dhe tani Nëntor 2023”, ka deklaruar Deliu.
Ajo ka thënë se nuk i dihet datës së raportuar për liberalizim të vizave, duke shtuar se kjo datë mund të shtyhet ndoshta edhe për vitin 2024.
“Por, presim na…edhe Qeveria, në mungesë t’punve!”, ka shkruar Deliu./arbresh.info/
Lushaku-Sadriu prezanton në Podujevë modelin e mësimit tërëd...
Hapet panairi i verës “Cakrrojmë gotat” në Rahovec
Kica-Xhelili e Bekteshi, të bindura për rikthimin e madh të ...
OBSH: Izraeli synon sistemin shëndetësor në Gaza
Në Shqipëri konfirmohen raste me Murtajën Afrikane të Derrav...
ATK-ja mblodhi gati 1 miliard euro të hyra sivjet, kontribuu...