Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra, ka thënë se ratifikimi i demarkacionit me Malin e Zi, përpos që e bën Kosovën partnere të denjë për Bashkimin Evropian, ka ndikuar edhe në zbehjen e rolit të Listës Serbe në vend.
Sipas saj, votimi me 80 deputetë, pa ia mundësuar Listës Serbe që të vë kushte për votim, tregon se kjo listë nuk ka rol të madh në Kosovë.
“Demarkacioni e bën Kosovën partnere të denjë për Evropën dhe fqinjët si dhe është rast i mirë për t’u zbehur roli i Listës Serbe. Kosova dëshmoi se roli i kësaj liste nuk është madhor”, ka thënë ajo në Interaktiv të KTV-së. Para Deliu-Kodrës, zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj deklaroi se Lista Serbe kishte pasur kushte të mëdha që të pranojë votimin për demarkacion. Sipas tij, këto kushte ishin të papranueshme.
Deliu-Kodra ka thënë po ashtu se ratifikimi i demarkacionit ishte një prej hapave më të rëndësishëm të Kosovës, që nga MSA-ja.
Ajo i ka quajtur të çuditshme disa veprime të Vetëvendosjes në seancën e sotme, përfshirë edhe marrjen e kartelave të deputetëve nga Liburn Aliu i VV-së. Hedhjen e gazit e ka quajtur anti-demokratike.
Kurti nesër pas mbledhjes së Qeverisë organizon pritjen për ...
“Shkon këndon nëpër kafet e Komoranit”, Xheneta tregohet e a...
Kurti, Çeku e Sokoli vizitojnë Lirinë e Prizrenit, diskutojn...
BIK dhe “Mbreti Selman” do t’u dhurojnë 500 fëmijëve jetimë ...
Prokuroria Themelore në Prishtinë nesër mban konferencën për...
BQK lansoi Platformën për krahasimin e produkteve dhe shërbi...