Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka udhëtuar drejt Hagës, ku ka vizituar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe ish-kryetarin e PDK-së, Kadri Veseli.
Deputetja bën të ditur se kanë biseduar gjatë, e shprehet se ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë.
“Mall, emocion dhe krenari! Ashtu siç kanë jetuar dhe siç kanë shkuar në Hagë, ashtu i gjeta edhe sot Presidentin Thaçi, Kryetarin Veseli dhe të tjerët, ballëlartë e krenarë. Biseduam gjatë për gjithçka, e kryesisht për Kosovën. Ishin shumë të lumtur me fitoren e Kosovës dhe Shqipërisë mbrëmë. Të fala keni të gjithë nga ta: Dielli do të lind përsëri”, shkruan Deliu-Kodra./Arbresh.info/
I gjithë Ferizaj në terr, Aliu: Kjo është e pashembullt
Izraeli dhe Hamasi akuzojnë njëri-tjetrin për dështimin e nj...
Roshi flet për tërhiqjen nga kombëtarja: Nuk u ftova një vit...
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Lista Serbe pasi PZAP ia aprovoi ankesën: Mbetet të shihet n...
PDK-ja formon shtabin qendror zgjedhor