Google ADS

Deliu- Kodra thotë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa rrymë

11:43 | 19 Dhjetor 2024
K.B

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu Kodra ka thënë se ushtarët e FSK-së kanë mbetur pa energji elektrike.

Deliu-Kodra tha se kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë gjashtë orë në ditë, dhe vetëm shtabi i përgjithshëm ka gjenerator.

“Sagë me ushtarët e FSK-së. Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike. Sapo më informuan se kazerma “Adem Jashari” është pa rryme 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit. Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë”, ka shkruar deputetja në Facebook./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme