Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu- Kodra, shtroi një pyetje për shefen e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvdnosje, Mimoza Kusari- Lila.
Deliu- Kodra tha se është mirë që ajo të na tregojë se a është e koordinuar me Radoiqiqin për të mos marrë pjesë në këtë seancë,
“Është mirë që Kusari Lila të na tregojë a është e koordinuar me Radoiqiqin që të mos marr pjesë në këtë seancë sepse, vetëm kështu e kupton msopjemarrjen e tyre në seancë”, tha ajo në fillim të fjalimit.
Ajo tha Njësia Speciale Intervenuese (NjSI), e njohur ndryshe edhe si FIT, po e shqyrtojnë mundësinë për tu larguar nga Policia për shkak të kushteve të këqija.
“Pjesëtarët e policisë së FIT po e shqyrtojë mundësinë për tu larguar nga Policia, a e merrni me mend se çfarë do të thotë kjo për Kosovën”, tha ajo.
Ajo përmendi edhe darkën e Lamës që e shtroi mbrëmë presidentja Vjosa Osmani, duke thënë se ata e refuzuan ftesën e saj, pasi policia nuk ka nevoje për darka dhe lëmoshë, shkruan Arbresh.info
Deliu-Kodra tha se ky pushtet na tregoi se nuk ka vullnet për t’i ndihmuar policët.
“Ky pushtet na tregoi se ka fjalime partiake, fotografi në rrjete sociale, darka e lëmosh , por nuk ka vullnet për t’i ndihmuar”, shprehet ajo.
Deputetja tha se mbrëmë në darkën e Lamës pamë presidenten Osmani në fotografi me djalin e heroit Afrim Bunjaku.
Ajo pyeti se a thua t’i ketë treguar atij se kryeministri Albin Kurti nuk po i lejon deputetët e tij që ta votojnë rezolutën për t’i ndihmuar shokët e babait të tij.
“Çfarë pamë mbrëmë në darkën e Lamës, pamë Osmanin me djalin e heroit, unë do të doja ta di ai ka tregu atij që Kurti nuk po i lejon deputetët e tij, të marrin pjesë në seancë për ta votuar rezolutën për t’i mbështetur shokët e babit të atij’, shtoi ajo
Ajo tha se Policia ka nevojë për të vendosur politikisht në të mirën e tyre, duke e votuar rezolutën për ta.
“A e kuptoni se policia nuk ka nevojë për darkë e lëmoshat, por për tu paguar dinjitëtshëm, deri kur kjo shumicë do ta përdor policinë për statuset emocionale në Facebook, sot polica ka nevojë me vendos politikisht në të mirën e tyre, me votu rezolutën për shtesat e rrezikshmërisë, sigurimin shëndetësor dhe miratimin e ligjit për pensionim të parakohshëm” përfundoi deputetja.
Mbrëmë presidentja e vendit, Vjosa Osmani këtë vit festën e lashtë të Darkës së Lamës e ka shënuar së bashku me Policinë e Kosovës në kampin ‘Enver Zymeri’ në Mitrovicë.
Kësaj radhe, Osmani ka zgjedhur të festoj me pjesëtarët e Policisë së Kosovës në shenjë mirënjohjeje, vlerësimi e falënderimi për gra e burra në uniformë, të cilët sic thotë ajo, shërbejnë pa u lodhur për të na bërë të ndihemi të sigurt./Arbresh.info/
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...
Ronaldo shënon dy gola në fitoren e Al-Nassr në Ligën e Kamp...
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...