Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se PDK do të sjellë emra të rinj në kuadër të kandidaturave për zgjedhjet lokale të 22 tetorit, por nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët jashtë zgjedhjeve lokale.
Deliu-Kodra tha se takimi i sotëm i kryesisë së PDK-së një takim ku u diskutua për mobilizimin për zgjedhje dhe organizimin e degëve, shkruan Arbresh.info.
“Takimi ishte takim i rregullt, ne kemi diskutuar për të gjitha degët. Ajo që është thënë tashmë është që ka mbi 300 personalitete që do të jenë në listat zgjedhore të PDK-së. PDK do të garoj me platformën më të mirë për qytetarët e Kosovës, për të fituar bindshëm në ato komunat ku jemi në opozitë por edhe për tu rikthyer fuqishëm në ato komuna ku jemi në opozitë. Do të ketë emra të rinjë dhe kandidatë që tashmë janë dëshmuar por gjithsesi do të ketë edhe emrat të rinj “, ka thënë ajo duke mos dashur të komentoj përçarjet në disa degë të saj nëpër Kosovë rreth kandidaturave për këto zgjedhje.
/arbresh.info/
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?