Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu – Kodra, është shprehur se kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka një betejë me veten sa ishte në opozitë.
Duke folur para deputetëve, Deliu – Kodra tha se marrëveshja mbi rrugën e normalizimit të raporteve në mes Kosovës e Serbisë, është një marrëveshje që sipas saj e shpërfaq tërë karrierën politike të kryeministrit Kurti.
“Nga premtimi i kryeministrit që nuk do të shkojë në dialog me Serbinë pa kërkuar falje për të gjitha krimet që i ka bërë Serbia në Kosovë dhe pa kthyer edhe të pagjeturin e fundit, kryeministri Kurti përfundon që në preambulën e kësaj marrëveshjeje t’i amnistojë krejt këto krime që ka folur për vite të tëra. Pra, t’i fal ato”, është shprehur Deliu – Kodra.
Tutje, Deliu – Kodra iu drejtua Kurtit se ka ndërruar qëndrim, nga kërkesa për marrëveshje finale, në marrëveshje të përkohshme e me Asociacion në qendër.
“Për të vazhduar me nenin më skandaloz të kësaj marrëveshjeje, që është neni 7, që ka një pajtim për një nivel të ri pushtetesh, ndërkohë theks i vecantë i jepet vetmenaxhimit të komunitetit serb, mbështetje financiare nga Serbia dhe kanal të drejtpërdrejt komunikimi për komunitetin serb me qeverinë e Kosovës. Pra, është përtej Asociacionit dhe marrëveshja mund t’i hapë shumë rrugë problematike Kosovës”, është shprehur ajo. /arbresh.info/
Tragjedia e Koçanit, 27 të lënduar transportohen në spitalet...
Fatkeqësia në Koçan, tre të mitur janë në mesin e viktimave
Amir Rrahmani lëndohet në barazimin e Napolit, në dyshim gru...
Katër të lënduar nga vetaksidenti në Drejë të Istogut
Hoti: KQZ-ja ka dështuar të sigurojë një proces zgjedhor kre...
Tragjedia në Koçan, Kosova e gatshme të ndihmojë Maqedoninë ...