Deputetja nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Blerta Deliu -Kodra gjatë fjalimit të saj në seancën e Kuvendit foli për të gjeturat e raportit Amerikan të Shtetit për Kosovën.
Ajo tha se beson që në seancën e radhës do ta kemi një ndër pikat kryesore.
Deputetja u shpreh se Qeveria Kurti është e papërgjegjshme, duke shtuar se të gjeturat kanë qenë të pritshme.
“Për të gjitha këto afera Qeveria Kurti ka dështuar për ta parandaluar korrupsionin dhe ka pamundësuar ndëshkimin tij, dhe këto nuk po e themi ne por raporti i Departamenti Amerikan të Shtetit dhe Freedom House”, u shpreh deputetja.
Ajo tha se Kurti ka nisur një gjueti shtrigash ndaj shoqërisë civile.
“Kurti ka nisur një gjueti shtrigash ndaj shoqërisë civile, dhe opozitës të cilët kanë qenë të zëshëm për të folur epur aferat korruptive që i ka kjo qeveri. Këtu flasim për pengesat që po i bën shumica parlamentare dhe qeveria për ta bllokuar hetimin parlamentar”, ka thënë ndër tjerash Deliu-Kodra./Arbresh.info/
Gjithçka gati, sonte nis Big Brother VIP Albania 4
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...