Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar presidenten Osmani se nuk po deklarohet lidhur me krizën energjetike në Kosovë.
Deliu-Kodra tha se situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët.
Postimi i plotë:
Heshtja (e pritshme) e Presidentes!
Për më shumë se dy muaj më radhë, vendi po ballafaqohet me krizë energjetike, ndërsa vetëm muajin e fundit, situata është alarmante përballë përpjekjeve të Qeverisë për shtrenjtimin e energjisë elektrike deri në përmasa të papërballueshme për qytetarët.
Na ndajnë edhe pak ditë nga vendimi i ZRRE-së, për t’a përligjur kërkesën e Qeverisë Kurti që çmimi të rritet, e bashkë më të, edhe reduktimet të vazhdojnë.
Por, për një çështje kaq të rëndësishme që e rëndon jetën e të gjithë qytetarëve tanë, hesht znj. Osmani, e cila ushtron funksionin e Presidentes, pozitën me të lartë shtetërore në Kosovë.
Pikërisht për heshtjen e saj përballë kësaj krize, dje fola edhe në Kuvendin e Kosovës.
Znj. Osmani, duke qenë kreu i shtetit, duhet të ketë kurajo e guxim të artikuloj një qëndrim të saj për krizën, e cila do sjellë pasoja të papërballueshme për qytetarët, e aq më tepër të jap qëndrimin e saj lidhur me mospërfshirjen e katër komunave të Veriut, në sistemin e tarifimit e as në shtrenjtimin e energjisë elektrike.
I kujtojmë znj. Osmani se pozita dhe funksioni kushtetues i Presidentit, si kreu i shtetit është të përfaqësoj unitetin e popullit dhe mbi këtë bazë edhe të sillet me përgjegjësi për të siguruar funksionimin demokratik të institucioneve.
Sepse pikërisht, koncepti i përfaqësimit të unitetit të popullit krijon detyrimin që Presidenti i Republikës të jetë kundërbalancues popullor ndaj politikave publike që nxjerr qeveria dhe parlamenti.
Konsideroj se znj. Osmani, duke i’u nënshtruar Qeverisë në vazhdimësi, po e dëshmon se nuk mund të dal përtej pikëpamjeve subjektive e të anëshme politike, të cilat edhe mund ti arsytoheshin derisa ka kandiduar në listën zgjedhore të Lëvizjës Vetëvendosje, por, jo pasi është zgjedhur në funksionin aktual.
Sidoqoftë, kjo heshtje, sikurse për mua edhe për shumë të tjerë është e pritshme.
Por, edhe nëse ajo hesht, sot përsëri dua t’ia drejtoj disa pyetje publike që të paktën të reflektoj me vetën:
– E nderuara Presidente, cili është qëndrimi i juaj lidhur me shtrenjtimin e energjisë elektrike që do të ndodhë nga muaji i ardhshëm dhe që do ta vështirësojë jetën e qytetarëve të vendit tonë?
– A pajtoheni me Kryeministrin e Kosovës, z. Kurti, për rrugën që ka vendosur ta ndjekë për shtrenjtimin e energjisë elektrike?
– A keni ndonjë ide se si të tejkalohet kjo situatë, pra që qytetarët të mos e pësojnë nga këto vendime?
– Cili është qëndrimi i juaj për dallimet territoriale dhe etnike në këtë proces? A po e rëndon edhe më shumë situatën një vendim i tillë ndarës?
Më shumë se përgjigje në pyetjet e mia, besoj se për qytetarët do të ishte më e nevojshme të dëgjojnë Presidenten e Kosovës duke folur për këto çështje./arbresh.info/
Sekuestrohen 76 kilogramë drogë në Itali/ Dy të arrestuar, n...
Sot duelet finale të turneut ‘Adem Jashari’
Stjuardesa e ‘British Airways’ përballet me shkarkimin nga p...
Xuxi: Për nga profesioni, më së shumti kishte hoxhallarë në ...
Shkup: Rikthehen mosmarrëveshjet për Ballkanin e Hapur
Vullneti u rrëfehet banorëve për përjetimet e tij gjatë luft...