Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit është pyetur në lidhje me çasjen e presidentes Osmani sa i përket procesit zgjedhor të serbeve të Kosovës në Serbi, ku sipas saj Presidentja, do duhej të paraqiste unitetin e shtetit, por ka pasur raste që kur është cenuar ajo nuk ka qenë aty, shkruan arbresh.info.
“Ne si PDK disa here kemi shprehur shqetësime lidhur me pozicionin e saj. Ajo do të duhej gjithmonë ta paraqiste unitetin e shtetit. Sa i përket çështjes së energjisë dhe çështje të tjera Presidentja do të duhej të ishte në vend. Sa herë që cenohen interesat e qytetarëve, presidentja Osmani do të duhej të ishte në pozitën e saj. Ka pasur raste kur është cenuar mirëpo Presidentja s’ka qenë aty”, tha ajo.
Tutje Deliu ka njoftuar se seanca për të diskutuar për politikën e jashtme mbahet javën e ardhshme, pasi javën e kaluar dështoi shkaku se jashtë shtetit ishin kryeministri Kurti e ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla
“Partia Demokratike e Kosovës është e vëmendshme për situatën e rëndë në të cilën ndodhet vendi sa i përket Politikës së Jashtme dhe kemi parashtruar tash e dy javë kërkesë në Kryesinë e Kuvendit, pasi që Kryeministri i vendit dhe Ministrja nuk kanë qenë në Kosovë, mendojë që është një debat që i kontribuon vendit por besojë që edhe zgjon Qeverinë nga kjo letargji (gjum i thellë) e thellë në të cilën është futur ajo prandaj që u vendos që me datën 12 javën tjetër në një seancë të re diskutohet lidhur me politikën e jashtme”, deklaroi ajo./arbresh.info/
Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë – arrestohen katë...
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas ...
Murati: Afati për përditësimin e aplikimeve për subvencionim...
Zhduket një grua në Podujevë
Rrahen mes vete shtatë persona në Lipjan, dy përfundojnë në ...