Deputetja e PDK-së Blerta Deliu-Kodra është shprehur se rritja e çmimit të energjisë elektrike do t’i prekë shumë sektorë.
Ajo, në Edicionin Special, ka kërkuar që Qeveria e Kosovës të marrë vendim për rritje të pagave.
“Ka rritje globale dhe nuk është problem vetëm i yni. Mënyra se si qeveria aktuale ka menaxhuar me problematikën me energjinë… Pagat nuk kanë lëvizur nga kjo qeveri, përveç rritjes së ulët për pensionistët”, ka thënë Deliu-Kodra.
“Nuk është krizë që e ka prekur vetëm Kosovën. Çështja e parë me të cilën do të duhej të merrej qeveria është që të merreshin masat që të mos shtrenjtohej rryma. Menaxhimi që ka bërë qeveria ka dalluar me qeveritë tjera, që kanë filluar me menaxhimin dhe sanimin e situatave më herët”.
Ajo ka theksuar se nuk mund të arsyetohet ngritja e çmimit, duke e bërë krahasimin me vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian.
“Kur krahasohet çmimi, duhet të përmendet edhe vlera e të ardhurave. Kjo paralele nuk mund të tërhiqet. Duhet të përmendet cilësia e ushqimit, edukimi. Do të atakohen shumë sektorë, një cikël i tetë. Por, krahas çmimit të rrymës duhet të ketë edhe rritje të pagave”.
Sot diskutohet për transparencën parlamentare
Rama: Nis shpërndarja e mbi 20 mijë librave artistikë për bi...
Nëntë vite më parë Kushtetusja vendosi për Asociacionin
“Ke e diele, nuk u nejke”, arsyetimi qesharak i Gjestit pse ...
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë