Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra ka thënë se kontratat njëburimore janë korrupsioni i madh i Qeverisë.
Në seancën e jashtëzakonshme, Deliu-Kodra ka potencuar se është bërë rregull i Qeverisë ‘dhënia e kontratave dhe negocimi i tyre në tavolina kafenesh me miq e dosta pa asnjë procedurë, pa konkurrencë dhe pa asnjë transparencë”.
“Kontratat njëburimore janë bërë rregull i punës jo vetëm në ministri të Infrastrukturës por në të gjithë Qeverinë e Kosovës pa i harruar ndërmarrjet publike përfshirë edhe KEK-un. Kontratat njëburimore janë bërë standard i rregullt, standard i kësaj Qeverie dhe ministrave të saj. Raporti për vendin e thotë se gjatë vitit 2022 21.8 kontratave apo 78.5 milionë janë nënshkruar me negocim të drejtpërdrejt pa njoftim për kontratë”, ka thënë Deliu-Kodra./Arbresh.info
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I
Si shkak i erërave të forta vazhdojnë problemet me energji
Driloni befason Drenushën me deklaratë: 15 vjet diferencë në...
Aksident mes një motoçiklete dhe një veture në Prishtinë, lë...