Blerta Deliu-Kodra, deputete e Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, foli për Ditën Ndërkombëtare të Parlamentarizmit, teksa numëroi disa nga mangësitë që ka Kuvendi i Kosovës, që ndërlidheshin me transparencën, duke vënë theksin në mungesën e sistemit të digjitalizimit.
Ajo tha se ‘Dita Ndërkombëtare e Parlamentarizmit’ Kuvendin e Kosovës e gjen me një traditë parlamentare, ndonëse jo sa vendet tjera, por të konsoliduar në punën e vet, sepse, sipas saj, funksionimi në fillet e tij ka qenë më i vështirë.
“Tashti funksionimi i Kuvendit është më i lehtë, edhe pse ka shumë sfida, e që sfida e fundit, procesi digjitalizimit që edhe si Forum për Transparencë, kemi ngritur shqetësime tash e sa kohë”, tha Deliu-Kodra, teksa u shpreh e habitshme që edhe tani votimet brenda Kuvendit të ende nuk mbërrijnë deri te qytetarë, sepse ende nuk funksionon sistemi i digjitalizimit.
Ajo për Ditën e Parlamentarizmit falënderoi Shoqërinë Civile, për bashkëpunimin./rtk/
Rama: TikTok do mbyllet për një vit
Hamza: Rritja e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta p...
Papa Françesku: Patriarku nuk u lejua që të hynte në Gaza
Murati: Procesohet subvencioni i energjisë elektrike për fat...
Kurti për sulmin në Gjermani: Populli i Kosovës qëndron në s...
“Më ka kap sëmundja e Gjestit me ec nëpër dhomë”, Driloni nx...