Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, gjatë raportimit në Komisionin për Integrime Evropiane të mërkurën, iu përgjigj kritikave të opozitës lidhur me raportin për vendin.
Anëtarja e Komisionit nga Partia Demokratike të Kosovës (PDK), Blerta Deliu-Kodra, tha se në këtë raport vetëm njëherë përmendet fjala ‘progres i theksuar’, ndërsa në të gjitha rastet tjera përmendet ‘progres i limituar’ dhe ‘pak progres’.
Duke iu drejtuar Bislimit, ajo tha se Qeveria Kurti po i shkakton dëme vendit. Deliu-Kodra gjithashtu kritikoi ekzekutivin për mungesë transparence sa i përket dialogut me Serbinë.
Pas këtyre kritikave, zëvendëskryeministri Bislimi duke iu drejtuar deputetes së PDK-së tha se “sikur ju të kishit pasur çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri tash në dialog, ju ishit turpëruar me ardh në sallë”.
Sipas tij, është vlerësim brenda BE-së që raporti për vendin i vitit 2022 është historikisht më i mirë i arritjeve të Kosovës.
“Është raporti më i mirë horizontal me të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor. Nëse kjo është dështim, atëherë pritjet tuaja për Qeverinë janë shumë më të mëdha se pritjet tona për neve. Nuk ka ulje të buxhetit të shëndetësisë, por numrat është mirë me dit me i lexu që mos me shkaktu konfuzion”, u shpreh Bislimi.
“Zonja Deliu përdori kryesisht tri fjalë që i përsëritvazhdimisht; dështim në dialog, veprime të pamatura dhe veprime fëmirore. Sikur ju të kishit pasur vetëm çerekun e informacionit që kam unë se si është prezantuar Kosova deri mars të vitit 2021 në dialog dhe si prezantohet tani, ju ishit turpëruar me ardh në sallë dhe me fol për mua. Duhet me qenë një seancë tjetër ku duhet të flasim për të bërat tuaja e pastaj për punët që i kemi kryer ne që prej ardhjes në pushtet”. /Telegrafi/
Uria në mes të natës – arsyet shëndetësore pse ndodh
Pse yjet shkëlqejnë më fort në male?
Frutat e thata ndihmojnë me kancerin e gjirit?
Tifozët mendojnë se kanë gjetur ‘arsyen e vërtetë’ pse Vinic...
Hakerët kinezë vënë në objektiv familjen Trump dhe këshillta...
Protesta e opozitës, Berisha: Shqipëria u paralizua, për tri...