Deliu: Kjo është VV-ja, dikur proklamonte ‘koalicionin e shpresës’ me Avdullah Hotin, sot e ofendojnë

00:04 | 22 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu ka thënë se kjo parti do të mbetet në opozitë.

“PDK mbetet në opozitë”, ka thënë Deliu në Klan Kosova, përcjell Periskopi.

E pyetur rreth deklaratave ofenduese të zyrtarëve të VV-së ndaj kryeministrit Hoti, Deliu ka thënë se ‘kanë qenë të njëjtit që dikur kanë proklamuar koalicion të shpresës më Avdullah Hotin’.

“Janë të njëtit që dikur e kanë proklamu një koalicion të shpresës me zotin Hoti dhe sot janë të njëjtit që sot e kanë ulë në këtë nivel debatin. Për këtë nuk lëshohem në deklarata të tilla, duhet t’i pyesni ata që bëjnë deklarata të tilla” tha ajo.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme