Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ia ka kujtuar kryeministrit Albin Kurti një deklaratë të vitit 2019 ku brengosej për mësimdhënësit me paga të ulta dhe fëmijët që mbetnin pa mësime për shkak të greva.
Deliu përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se në kohën kur ishte në opozitë, Kurti brengosej për prindërit, mësimdhënësit e nxënësit, ndërsa tani, sipas saj nuk e ka fare ndjeshmërinë
“ ‘Prindërit janë të brengosur që fëmijët po u mbeten pa mësime, kurse mësimdhënësit janë të brengosur se po mbeten me paga të ulëta. Kështu paska deklaruar Albin Kurti lidhur me grevat në vitin 2019.
Ndërkohë, që si qeveritarë nuk po e ka fare ndjeshmërinë e asnjëres palë, as të nxënësve, as të mësimdhënësve, e as të prindërve”, tha ajo në fund./arbresh.info/
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...
Kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit që shkaktoi aksident t...
Dy raste të vjedhjeve të rënda në Ferizaj, policia jep detaj...
Vidhen para e gjësende tjera në Lupq të Podujevës