Blerta Deliu , deputetet e PDK-se, ka vlerësuar se Serbia nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për gjetjen e personave të zhdukur, përderisa kërkoi që te ketë presion më të madh lidhur me këtë çështje, raporton Arbresh.info
“BE-ja ka kërkuar bashkëpunim më të madh nga të dyja palët për të siguruar informata të reja për të zhdukurit. Serbia ka heshtur vazhdimisht. Nuk kemi pasur asnjë argument të vetëm se ata po punojnë në këtë drejtim. Apeloj që BE-ja të vazhdojë trysninë ndaj Beogradit, gjithashtu edhe komuniteti ndërkombëtar si dhe që tema e të pagjeturve të jetë njëra ndër pikat kryesore të diskutimeve në Bruksel”
Deliu është shprehur optimiste për themelimin e një departamenti të veçantë për drejtësi tranzicionale nga Ministria e Drejtësisë.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se familjarët e viktimave të masakrës së Rezalles, kanë bërë kallëzim penal me të gjitha dëshmitë, dhe se kjo lëndë është marrë nga një prokuror ndërkombëtar./arbresh.info/
Lela e zbulon planin e Drilonit me Anisën, jashtë BBVK3
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...