Deliu: Do të përmbushim çdo kritet për integrim evropian

11:34 | 12 Tetor 2017
Arbresh.info

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka siguruar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova se do të punojnë për të plotësuar çdo kriter të kërkuar për integrim evropian.

Deliu tha se Grupi Parlamentar i PDK-së dhe Komisioni për Integrime Evropiane që e udhëheq kjo parti janë të vetëdijshëm se vonesat në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit kanë ndikuar negativisht në proceset e integrimeve, shkruan arbresh.info/

“Është  e vërtetë që kemi pasur tre muaj vonesa në krijimin e institucioneve por ju premtoj që do të përmbushim secilin kriter dhe objektiv për proceset integruese”, ka thënë Deliu gjatë takimit me Apostolovën.

/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme