Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu e ka siguruar shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova se do të punojnë për të plotësuar çdo kriter të kërkuar për integrim evropian.
Deliu tha se Grupi Parlamentar i PDK-së dhe Komisioni për Integrime Evropiane që e udhëheq kjo parti janë të vetëdijshëm se vonesat në formimin e institucioneve pas zgjedhjeve të 11 qershorit kanë ndikuar negativisht në proceset e integrimeve, shkruan arbresh.info/
“Është e vërtetë që kemi pasur tre muaj vonesa në krijimin e institucioneve por ju premtoj që do të përmbushim secilin kriter dhe objektiv për proceset integruese”, ka thënë Deliu gjatë takimit me Apostolovën.
/arbresh.info/
Niko Peleshi: uvendi i Shqipërisë mbetet i angazhuar të mbës...
Rexhep Selimi i dërgon një dhuratë Ramës nga Haga
Kurti: Sulmet terroriste e kanë bërë çështje urgjente anëtar...
Rama: Dekada e fundit vendimtare për Shqipërinë, rol përcakt...
Osmani: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do t’i jep fund apetit...
Der Spiegel: Kosova ka humbur rreth 12 për qind të popullsis...