Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu në seancë plenare të Kuvendit të Kosovës ka mbështetur mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, për shkarkimin e ZRRE-së, shkruan arbresh.info.
“Ne e mbështesim mocionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës për shkarkimin e bordit të ZRRE-së, ndonëse si çështje nuk do te duhej të ishte në Kuvend”, tha ajo.
Sipas saj një bord i cili nuk i rrespekton vendimet e Gjykatave të Kosovës natyrisht qe ai bord do duhej të tërhiqej nga funksioni i tij.
“Një bord i cili nuk rrespekton vedimet e gjykata te Kosoves përkundër qe kemi dy vendime te gjykatës themelore dhe gjykatës së apelit të cilit kanë konstatuar shkelje të këtij bordi me rastin e tarifimi të energjisë elektrike me cimie te larta me natyrisht ai do te duhej te tërhiqej nga funksioni i tij”, tha Deliu.
Ajo shton se edhe sot mocioni për shkarikim e bordit të ZRRE-së do të dështojë përshkak deputetet e mazhoirancës nuk do të zgjedhin t’i shkarkojnë.
“Ne e dimë qe edhe ky mocion sot do të dështojë sepse deputete e mazhorancës nuk do te zgjedhin qe ti shkarkojnë bordin e ZRRE-së i cili ka marrë vendime në dëme të 400 mijë qytetarëve te cilit janë tarifuar me tarifa të larta e ky dëme do te shihet kur te kalon sezoni i verës dhe do te përballen me tarifat e larta enorme qe do të rendojnë jetën e qytetarëve te Kosovës”, tha deputetja e PDK-së./arbresh.info/
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...
Hamza: Gjithçka është shtrenjtuar, unë do t’i rris pagat dhe...
Përfshihet nga zjarri një veturë në Prishtinë, policia jep d...