Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Partia Demokratike e Kosovës, Blerta Deliu Kodra e ka kritikuar Qeverinë për mungesë të përgjegjësisë me situatën e pandemisë dhe rritjen e numrit të rasteve.
Sipas Deliu Kodra, Kuvendi i Kosovës menjëherë duhet të ndërpres pushimin për tu rikthyer në punë për të detyruar Qeverinë në marrjen e vendimeve me situatën e pandemisë dhe realizimin e tyre.
“Kuvendi i Kosovës, duhet të ndërprejë pushimin dhe t’i kthehet urgjentisht punës për ta detyruar Qeverinë të ndërmarrë veprime në menaxhim të pandemisë. Nëpërmjet debatit parlamentar të nxirren konkluzione për veprimet konkrete dhe të shpejta që duhet ndërmarrë Qeveria dhe t’i kërkohet në mënyrë ultimative t’i realizojë ato. Deputetët duhet të iniciojnë formimin e një Komisioni Hetues për të hetuar arsyet dhe shkaqet e mosveprimit të Qeverisë ndaj paralajmërimeve të profesionistëve për rrezikun potencial të përhapjes së infeksionit me variantin Delta të virusit duke kanosur drejtpërdrejt jetën e qytetarëve dhe shëndetin e përgjithshëm publik”, shkroi Kodra ne faceboook./arbresh.info/
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit
Vuçiq: Kosovën do ta çnjohin edhe shtete tjera
Putin thotë se bisedimet e mundshme me Ukrainën mund të mbah...
Liverpooli fiton ndaj Leicesterit dhe shkëputet në tabelë
Abdixhiku thotë se 40 mijë mërgimtarë e mbështesin LDK-në: S...