Delegacioni i Presidencës së Kosovës, i deleguar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në Tokio të Japonisë, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar disa takime.
Sipas njoftimit të Presidencës, këshilltarët e Presidentes Osmani, Dora Musa dhe Bekim Kupina janë takuar me drejtorin për barazi gjinore në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Japonisë, Tatsuhiko Furumoto me të cilin u diskutua për Agjendën për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, respektivisht mbi Forumin në këtë temë që mbahet për çdo vjet nën patronatin e Presidentes Osmani dhe mundësive për bashkëpunim për avancimin e kësaj agjende nëpërmjet Qendrës Rajonale të Ekselencës në Kosovë për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, si dhe mundësitë për bashkëpunim bilateral në këtë fushë dhe jo vetëm, shkruan Arbresh.info.
Delegacioni presidencial po ashtu ka takuar edhe drejtorin gjeneral të departamentit për Lindje të Mesme dhe Evropë në organizatën ndërkombëtare për bashkëpunim JICA, Kei Toyama, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e deritashme me projektet në komunën e Drenasit dhe atë të Istogut, por edhe shumë institucioneve të tjera në vend, teksa janë diskutuar edhe mundësitë për realizimin e projekteve të tjera që synojnë përmirësimin e shërbimeve për qytetarët dhe mbrojtjen e mjedisit.
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci dhe ai i Istogut, Ilir Ferati, të shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Japoni, Sabri Kiçmari kanë zhvilluar një takim edhe me kryetaren e Minatos, Seike Ai, me të cilën kanë shkëmbyer mendime për qeverisjen lokale dhe kanë diskutuar mundësitë e shkëmbimit të përvojave në fushën e qeverisjes lokale./Arbresh.info/
Balluku: Tuneli i Murrizit drejt përfundimit, ndërtojmë rrug...
Më 17 dhjetor pritet vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
BE-ja i bën thirrje Izraelit të pranojë marrëveshjen e armëp...
FSK përfundon ushtrimin fushor “Iron Bravo 2024”
Yllka Kuqi feston ditëlindjen, do t’iu habisë mosha e saj
Rusia dëbon një diplomat britanik