Në kundërshtim me Kushtetutën janë shpallur dispozitat e një projektligji të miratuar muaj më parë në Kuvend, e me të cilin ishin paraparë detyrat, përgjegjësitë dhe kompetencat e Delegacionit shtetëror për negociatat me Serbinë. Delegacioni, ndonëse i formuar prej muajsh, nuk është funksionalizuar plotësisht, ka zhvilluar fare pak aktivitet dhe ka demonstruar mungesë transparence, shkruan sot Koha Ditore.
Për kundërkushtetutshmërinë e Projektligjit, të enjten, kanë folur në kushte anonimiteti dy burime të “Kohës Ditore”.
“Gjykata Kushtetuese e ka shpallur kundërkushtetues Projektligjin”, ka thënë njëri burim.
“Projektligji ka cenuar parimin kushtetues mbi ndarjen dhe balancimin e pushteteve, meqë ka deleguar pushtet të një grupacioni që nuk mund të ushtrojë prerogativa ekzekutive”, ka treguar burimi tjetër thelbin e arsyetimit të verdiktit të Gjykatës.
Janë tetë nene të Kushtetutës që 32 deputetë opozitarë, të LDK-së e LVV-së, besonin se shkeleshin nëpërmjet tri neneve thelbësore të Projektligjit për Delegacionin shtetëror. Prandaj, nga Gjykata Kushtetuese kishin kërkuar që ta rrëzojë atë.
Vukoviq: Serbia nuk ka kurrfarë interesimi për dialog
Harris bën thirrje për armëpushim në Gaza: Të ketë stabilite...
Dashuria për veten dhe narcizmi: Si të dallojmë kufirin
Një i mitur theret me thikë nga disa të mitur të tjerë, afër...
Kampioni e nis me fitore formatin e ri në LK, Real Madridi d...
Intervistohet një dëshmitar për zjarrvënien në shtëpinë e nd...