Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, po merr pjesë në takimet pranverore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Bankës Botërore (BB), që po mbahen në Washington D.C. të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Delegacioni i BQK-së do të ketë takime me zyrtarë të lartë të FMN-së dhe BB-së, ku do të diskutohet mbi zhvillimet e fundit ekonomike, fiskale dhe financiare dhe pritjet e mëtejshme.
Në takimet që do të zhvillohen nga 15 deri më 21 prill, Guvernatori Ismaili do të prezantojë prioritetet për sektorin financiar në pajtim me objektivat dhe Planin Strategjik të BQK-së, përditësimin lidhur me zbatimin e programeve dhe asistencave teknike profesionale, përfshirë nevojat e reja për mbështetje profesionale.
Në kuadër të vizitës zyrtare në SHBA, përfaqësuesit e BQK-së do kenë takime bilaterale me drejtuesit e Departamentit Thesarit të SHBA-së, Bankës Federale të New York – FED (Banka Qendrore Amerikane), si dhe me homologët nga bankat qendrore partnere.
Në kuadër të takimeve pranverore të FMN-së dhe BB-së, Guvernatori Ismaili do të takohet me Zëvendësdrejtorin Menaxhues të FMN-së, Bo Li, Drejtorin e Departamentit Evropian të FMN-së, Kammer, Zëvendëspresidenten e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Bassani, Zëvendëspresidentin e BB-së njëherësh Drejtor i Thesarit, Familiar, drejtorët ekzekutiv të Konstituencave të FMN-së dhe BB-së, Palotai dhe Demircan.
Gjithashtu, delegacioni i BQK-së do të ketë takime me drejtues dhe zyrtarë të lartë të institucioneve financiare për bashkëpunim në fusha të interesit.
Paraprakisht në Boston të SHBA-ve, Guvernatori i BQK-së takoi drejtues të Universitetit të Harvardit, duke përfshirë Dekanin e Harvard Kennedy School, Dr. Elmendorft dhe profesorë eminentë që kanë shërbyer në pozita të rëndësishme shtetërore, si krye-ekonomistë, drejtues të Departamentit të Thesarit, anëtarë të Bordit të Rezervës Federale (FED Board), këshilltarë të ekonomisë në Shtëpinë e Bardhë.
Guvernatori Ismaili vizitën me ftesë të Universitetit e përmbylli me një ligjëratë para studentëve dhe publikut në kampusin e Harvardit, me temën “Tejkalimi i sfidave të sistemit financiar: Rasti i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës”./Arbresh.info/
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...
Shefi i NATO-s i shqetësuar për sigurinë afatgjate të aleanc...
Monza e shkarkon Alessandro Nestan
Biden fal dënimet me vdekje