Delegacioni i përherëshëm i Kuvendit të Republikës se Kosovës në Asamblenë Parlamentare të NATO-s, i përbërë nga Driton Hyseni, kryesues dhe Xhavit Haliti, anëtar, sot ka ndjekur punimet e Komisionit Parlamentar për Politikë dhe Siguri në AP te NATO-s, në Vilnius, në Parlamentin e Lituanisë, përcjell arbresh.info.
Gjatë paradites, sesioni u fokusua në zhvillimet rreth agresionit të Rusisë në Ukrainë, ndërsa gjatë pasditës u trajtuan çështjet që lidhen me nevojën e rishikimit të konceptit strategjik të NATO-s, duke përfshirë nevojën e zgjerimit dhe partneriteteve të reja, si dhe raporti i ndikimit të luftës në Ukrainë në vendet e Ballkanit Perëndimor.
Në mes të sesioneve, delegacioni realizoi edhe takime dypalëshe me delegacionet e Mbretërisë se Bashkuar, Maqedonisë se Veriut, Ukrainës, si dhe një takim me Administratën e AP të NATO-s, qe ka të bëjë me organizimin e seminarit Rose Roth të AP të NATO-s, në bashkëpunim me Kuvendin e Republikës se Kosovës, në tetor të këtij viti.
Driton Hyseni së bashku me kryetaren e delegacionit të Shqipërisë, njëherêsh edhe nën kryetare e AP të NATO-s, znj. Mimi Kodheli, takuan edhe delegacionin nga Ukraina, në ç’rast u trajtuan tema rreth sfidave që po kalon Ukraina dhe populli i saj, si dhe për qasjen që kanë dy vendet tona, Kosova dhe Shqipëria, në mbështetje të rezistencës së popullit ukrainas kundër agresionit rus.
Hyseni theksoi se Kuvendi i Republikës së Kosovës ka nxjerrë rezolutë me të cilën dënon agresionin ushtarak rus dhe invazionin e Federatës Ruse ndaj Ukrainës dhe popullit të saj. / arbresh.info/
OBSH ngre alarmin: Rriten me mbi 200% rastet e fruthit në Ev...
Rrahjet e zemrës nga kafja – A duhet të shqetësoheni?
Pse Xheneta nuk mund të bëjë debate pa ofendime? Ja arsyetim...
Vinicius Junior ka humbur penalltinë ndaj Venezuelës
Si e kupton paracetamoli ku është dhimbja?
FBI zbulon një përpjekje të gjerë për spiunazh nga hakerat k...