Google ADS

Delegacioni i Kosovës takon Mogherinin, të përkushtuar për dialogun me Serbinë

10:05 | 18 Korrik 2018
Arbresh.info

9:57 – Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, bashkë me delegacionin e Kosovës, të përbërë nga Presidenti Thaçi, Kryeparlamentari Veseli, dhe zëvendëskryeministrat Pacolli, Limaj e Gashi, kanë takuar Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini.

Në këtë takim, Haradinaj thotë të kenë dëshmuar se “institucionet e Kosovës janë unike për dialogun me Serbinë”.

“Normalizimi i raporteve në mes të dy vendeve është proces, i cili duhet të përmbyllet me njohje reciproke dhe si i tillë është shumë i rëndësishëm për tërë Ballkanin Perëndimor”, theksoi Haradinaj në një postim në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme