Kryetari i Delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli dhe ai i delegacionit të Serbisë Veljko Odaloviq kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për medie në lokacionin e varrezave masive në Kizhevak të Serbisë.
Kanë kaluar dy javë prej kur kanë nisur gërmimet e para për gjetjen e mbetjeve të personave të zhdukur në Kizhevak të Serbisë, afër Rashkës, raporton arbresh.info.
Kryetari i delegacionit të Kosovës, Ibrahim Makolli ka thënë se qe 5 vite janë duke vazhduar këto gërmime e gjithashtu do të kemi bashkëpunim me palën tjetër.
“Këto gërmime janë duke u vazhduar që pesë vjet, këtu dyshohet për mbetje të civilëve shqiptarë. Do të vazhdojmë të kemi bashkëpunime dy palësh për këto gërmime. Ndërsa bëjmë të ditur se një herë ka pasur shumë vështirësi në këtë pjesë, sepse është dashur të gërmohet thellë e të largohet një pjesë e dheut”, tha Makolli.
Ndërkaq përfaqësuesi nga delegacioni i Serbisë, Veljke Odaloviq ka thënë se gërmimet kanë vazhduar për mbetje mortore të shqiptarëve.
“Gërmimet po vazhdojnë për dyshimin e mbetjeve mortore ejanë të angazhuar ekipe nga Komisioni Ndërkombëtar për Personat e Pagjetur, pastaj misioni i EULEX-it, përfaqësues nga Serbia dhe mjek ligjorë nga Kosova”, ka thënë Odaloviq.
Bëjmë të ditur se një prej çështjeve më të ndjeshme në dy dekadat e fundit në Kosovë, çështja e personave të pagjetur, të vrarë, të masakruar dhe zhdukur gjatë pushtimit nga shteti i Serbisë, ka mbetur në udhëkryq.
Ndërkaq, të zhdukurit gjatë luftës në Kosovë (1998-1999) përfshijnë një numër prej rreth 6000 personave, nga të cilët 1653 persona ende nuk janë gjetur.
Ndërkohë ngadalësimi në procesin e zgjidhjes së rasteve të të zhdukurve gjatë luftës në Kosovës, nënkupton se mbi 1600 familje vazhdojnë të presin pafund për më të dashurit e tyre të cilët u zhdukën qe dy dekada./Arbresh.info/E.Ballazhi/
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...